Kush jemi
Specialistë pajisjesh në një fushë të ngushtë
Pricom lidh një kërkesë operative me prodhuesin e duhur, dhe qëndron pranë pajisjes përderisa ajo mbetet në shërbim.
Furnizojmë organizata puna e të cilave varet nga pajisjet: forca të armatosura, shërbime policore, njësi korrektuese e kufitare, dhe operatorë privatë të sigurisë. Ajo që i duhet secilës rrallë gjendet e gatshme — një optikë duhet t'i përshtatet platformës së armës, një automjet duhet të përmbushë një nivel mbrojtjeje, një uniformë duhet t'i përshtatet listës së madhësive për qindra veta.
Për këtë arsye punojmë në një fushë të ngushtë e jo të gjerë. Gama shtrihet në gjashtë kategori produktesh, të gjitha të ndërtuara mbi marrëdhënie të drejtpërdrejta me prodhues të autorizuar, dhe të gjitha me kërkesa teknike, ligjore e të sigurisë që një furnizues i përgjithshëm nuk është i organizuar t'i përmbushë.
Baza jonë është në Prishtinë dhe furnizojmë organizata në Kosovë e në regjion. Artikujt e kufizuar furnizohen vetëm për organe që kanë të drejtë ta mbajnë atë pajisje, sipas licencave dhe lejeve që kërkon secili artikull.
Zotimi ynë
Ajo që ofrohet është ajo që dorëzohet në specifikim, në sasi dhe në afat.
Me kë punojmë
Tre lloje klientësh, i njëjti standard
-
Mbrojtje dhe forca të armatosura
Mobilitet i blinduar, sisteme armimi, optikë dhe mbrojtje individuale, të specifikuara sipas platformës dhe rolit.
-
Policia dhe rendi publik
Uniforma, pajisje mbrojtëse dhe anti-trazira, opsione joletale dhe sisteme vëzhgimi.
-
Operatorë të sigurisë
Siguri private dhe operatorë të infrastrukturës kritike që kërkojnë pajisje mbrojtëse dhe zbulim dronesh.
Parimet tona
Katër gjëra që nuk i negociojmë
-
01
Vetëm sigurim i autorizuar
Çdo artikull vjen nga prodhues ose distributor nga i cili kemi autorizim për të blerë, me dokumentacionin përkatës.
-
02
Specifikime të përmbushura
Ajo që ofrohet është ajo që dorëzohet. Pa zëvendësime të pakonsultuara dhe pa kompromis teknik.
-
03
Furnizim vetëm ku ka të drejtë
Pajisjet e kufizuara shkojnë vetëm te organizata që kanë të drejtë ligjore ta mbajnë atë pajisje. Këtu nuk ka fleksibilitet.
-
04
Përkrahje sa zgjat shërbimi
Garancia, pjesët rezervë, mirëmbajtja dhe përkrahja teknike vlejnë përderisa pajisja është në përdorim.
Si punojmë
Nga kërkesa te dorëzimi
-
Specifikimi
Përcaktojmë se çfarë duhet të bëjë pajisja dhe në çfarë kushte, pastaj propozojmë opsione që vërtet e përmbushin këtë.
-
Sigurimi dhe autorizimi
Përzgjedhje nga prodhues të autorizuar, me dokumentacion dhe leje të rregulluara para se të dërgohet çkado.
-
Dorëzimi dhe përkrahja
Kontroll, dorëzim, montim dhe njohje me pajisjen, e ndjekur nga garancia, pjesët rezervë dhe mirëmbajtja.
Çka furnizojmë
Gjashtë kategori produktesh
Secila fushë ka kërkesat e veta teknike dhe ligjore. Të gjitha ndjekin të njëjtin standard të dorëzimit.
Kërkoni pajisje sipas specifikimit?
Dërgoni specifikimin e pajisjes, sasitë dhe afatin e dorëzimit. Ju përgjigjemi me ofertë dhe dokumentacionin që kërkon artikulli.